I ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, seksologu Hajrulla Fejza ka shpjeguar se shkenca nuk e kërkon zvogëlimin e marrëdhënieve seksuale gjatë shtatzënisë, pasi fëmija është plotësisht i sigurt.
Sipas Fejzës, në fillim të shtatzënisë, shumë gra mund të kenë frikë se marrëdhënia seksuale mund të dëmtojë fëmijën, por ai theksoi se ky shqetësim është i pabazuar, pasi fëmija është i mbrojtur nga mitra dhe nuk mund të dëmtohet nga akti seksual.
Seksologu theksoi se përveç situatave ekstreme si dhuna, marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë janë të sigurta për gruan dhe fëmijën, dhe ndihmojnë në ruajtjen e intimitetit dhe shëndetit të çiftit.
“Marrëdhëniet fillojnë të zbehen në fillim të shtatzënisë, në fillim ka frikë se marrëdhënia po e dëmton frytin, aty fillon zbehja. Gjithmonë me një far ndrojtje, pa e ditë që fëmija në mitër është shumë i sigurtë dhe nuk e dëmton asnjë marrëdhënie seksuale. Zbehja rritet me procesin e lindjes. Normale për gruan. Prezenca e dikujt tjetër, e fëmijës në dhomë e zbeh marrëdhënien, e neglizhon partnerin, burri e sheh se dikush ka hyrë mes tyre aty”.
“Asgjë më nuk është njëjtë. Dhe këtu fillon zbehja e intimitetit dhe marrëdhënies seksuale. Shkenca nuk thotë që duhet me i zvogëluar marrëdhëniet seksuale sepse fëmija është shumë i sigurt. Vagina ëshë e ndame me qafën e mitrës dhe është e pamundur me dëmtu fëmijën. Dëmtime mund të ketë veç nëse ka seks me dhunë”, tha Fejza.

