Telenews

EBU merr vendimin: Izraeli mbetet në Eurovision – në shenjë revolte tërhiqen Spanja, Holanda dhe Irlanda

ebu-merr-vendimin:-izraeli-mbetet-ne-eurovision-–-ne-shenje-revolte-terhiqen-spanja,-holanda-dhe-irlanda

EBU merr vendimin: Izraeli mbetet në Eurovision – në shenjë revolte tërhiqen Spanja, Holanda dhe Irlanda

Irlanda, Spanja dhe Holanda kanë njoftuar se do të bojkotojnë Festivalin e ardhshëm Evropian të Këngës, pasi organizatorët vendosën t’i lejojnë Izraelit pjesëmarrjen.

Këto shtete ishin në mesin e vendeve që kërkuan përjashtimin e Izraelit, për shkak të kostos humanitare të luftës në Gaza dhe akuzave për parregullsi në procesin e votimit, shkruan BBC.

Pavarësisht thirrjeve për të mbajtur votim mbi pjesëmarrjen e Izraelit, anëtarët në vend të kësaj miratuan një set të ri rregullash, të cilat synojnë të mbrojnë integritetin e festivalit.

Në një deklaratë, transmetuesi holandez Avrotros theksoi se “pjesëmarrja në rrethana të tilla është e papajtueshme me vlerat publike që ne i konsiderojmë thelbësore”.

Ndërkohë, televizioni spanjoll RTVE u shpreh: “Bordi drejtues i RTVE ka vendosur që nga shtatori i kaluar se Spanja do të tërhiqet nga Eurovisioni nëse Izraeli është pjesë e tij”.

“Kjo tërheqje nënkupton gjithashtu se RTVE nuk do të transmetojë finalen e Eurovisionit 2026… as gjysmëfinalet paraprake”.

RTVE ishte një nga iniciatorët e kërkesës për përjashtimin e Izraelit dhe kërkoi që votimi të mbahej me votim të fshehtë.

Sipas transmetuesit, organizatorët “refuzuan kërkesën e RTVE-së”, duke shtuar: “Kjo vendimmarrje e rrit mosbesimin e RTVE ndaj organizimit të festivalit dhe konfirmon presionet politike që e rrethojnë atë”.

Edhe transmetues të tjerë, përfshirë Slloveninë dhe Islandën, pritet të tërhiqen nga gara. 

Të ngajshme

As me Bian as me Elijonën, Toney nis të shfaqë simpati dhe afrohet me Benitën në BBVK 4

KushtrimGuraj

Kim Kardashian zbuloi se Kanye West e akuzoi për falsifikim të një grabitjeje në Paris: Ishte një thikë në zemër

KushtrimGuraj

Genci vjen me projektin e ri muzikor “Pse na dy”

KushtrimGuraj