Telenews

Frikë të Real Madridi, Interi po synon t’ua marrë talentin e madh

frike-te-real-madridi,-interi-po-synon-t’ua-marre-talentin-e-madh

Interi vazhdon të shpresojë për një lëvizje sensacionale drejt nënshkrimit të mesfushorit Nico Paz, edhe pse situata duket gjithnjë e më komplekse.

Marotta dhe Ausilio nuk e kanë hequr kurrë nga radari yllin e Comos, i cili po shkëlqen në Serie A me paraqitje të nivelit botëror – dhe jo vetëm këtë sezon.

Ditët e fundit janë shtuar zërat se 21-vjeçari pritet të rikthehet në Spanjë te Real Madridi në fund të sezonit. Los Blancos kanë një klauzolë rikthimi të vlefshme deri në vitin 2027, me një shumë tejet të ulët për vlerën e tij aktuale – vetëm 10 milionë euro – e cila përfshin edhe 50 për qind të fitimit nga një shitje e ardhshme.

Sipas “TuttoSport”, Interi po e monitoron nga afër situatën. Supozohet se Paz do të rikthehet në Real Madrid, por lojtari do një projekt ku të ndihet qendra e projektit sportiv, një skuadër që i jep rol kryesor.

Aktualisht, Real Madridi nuk është i gatshëm ta garantojë diçka të tillë, gjë që hap derën që zikaltërit të tentojnë një goditje, nëse Florentino Perez vendos të shesë mesfushorin ofensiv argjentinas.

Në gjurmët e tij janë edhe Liga Premier dhe të gjitha skenarët mbeten të hapur. Vlerësimi i Real Madridit për lojtarin mund të arrijë në 100 milionë euro ose më shumë, varësisht nga zhvillimet në muajt e ardhshëm./Telegrafi/

Të ngajshme

Shkolla e futbollit “Përparimi” U11 arrin sukses të madh në Shqipëri, zë vendin e tretë

KushtrimGuraj

Botërori 2026, mësohet se në cilat grupe do të ndodhen kombëtaret e vazos së parë

Donat Hashani

Mbi 12 milionë euro, “Përparim Thaçi” do shndërrohet në superstadium

Valjeta Turkaj