Telenews

Hyn në fuqi ndalimi i mediave sociale për fëmijët në Australi

hyn-ne-fuqi-ndalimi-i-mediave-sociale-per-femijet-ne-australi

Miliona fëmijë dhe adoleshentë nën moshën 16 vjeç në Australi kanë humbur qasjen në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale, pasi ka hyrë në fuqi ndalimi i parë në botë i këtij lloji.

Ligji i ri detyron platformat më të mëdha, përfshirë Instagram, Facebook, Threads, X, Snapchat, Kick, Twitch, TikTok, Reddit dhe YouTube, të bllokojnë apo heqin llogaritë e përdoruesve nën moshën e lejuar.

Sipas rregullave të reja, prindërit dhe fëmijët nuk do të penalizohen, por kompanitë që shkelin ligjin rrezikojnë gjoba deri në 49,5 milionë dollarë australianë.

Qeveria argumenton se ndalimi është krijuar për të mbrojtur të rinjtë nga përmbajtjet e dëmshme dhe ekspozimi ndaj rreziqeve online.

Megjithatë, kritikët paralajmërojnë se masa mund të izolojë adoleshentët vulnerabël dhe t’i shtyjë fëmijët të përdorin platforma të pa rregulluara dhe më të rrezikshme.

Kjo lëvizje e guximshme po ndiqet me vëmendje nga shumë vende të tjera, të cilat mund të marrin shembull nëse ndalimi rezulton efektiv.

Megjithatë, mbetet e paqartë se si qeveria australiane do të matë suksesin e kësaj politike të re.

Reagimet e adoleshentëve australianë janë të përziera: disa e kanë quajtur ndalimin poshtërues dhe ndërhyrje të tepruar në jetën e tyre, ndërsa të tjerë thonë se do të përshtaten shpejt dhe se ndoshta ndërprerja nga rrjetet sociale mund t’u bëjë edhe mirë.

Ndërsa ekspertët diskutojnë pasojat, ndalimi shënon një pikë kthese në debatin global mbi sigurinë e të miturve online dhe të ardhmen e përgjegjësisë së platformave teknologjike.

Të ngajshme

Sa afër jemi me një internet kuantik global?

KushtrimGuraj

Ndalimi i shitjes së veturave me benzinë në BE do të shtyhet deri në vitin 2040

Valjeta Turkaj

​BE-ja heton Google-n për përdorimin e përmbajtjes online për të trajnuar modelet AI-së

Valjeta Turkaj