Telenews

Zjarri në një ndërtesë në Prishtinë, një person pranon tretman mjekësor

Zjarri ka përfshirë një banesë në “Bregun e Diellit” të mërkurën në mëngjes.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se një person ka pranuar tretman mjekësor, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se policia janë duke u marrë me rastin.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, kurse një person ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin”, ka njoftuar Pllana.

 

 

Të ngajshme

I gjeti 700 euro në rrugë dhe i dorëzoi në polici

Valjeta Turkaj

Gazmend Muhaxheri jep betimin për mandatin e katërt si kryetar i Pejës

Valjeta Turkaj

Në këto zona të kryeqytetit s’do të ketë ujë, shkak intervenimet

Valjeta Turkaj