Telenews

KY NJERI PRITET TË JETË DEPUTETI I VETËM SHQIPTAR NË KUVENDIN E SERBISË

Sipas Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (REC) në Serbi, shqiptarët do të përfaqësohen vetëm me një deputet në Kuvendin e Serbisë.
Këto janë rezultatet e përcaktuara në bazë të gati 15 për qind të votave të përpunuara.
Koalicioni i Shqiptarëve për Luginën i Shaip Kamberit aktualisht ka 0.45 për qind apo 1 ulëse. Kamberi pritet të jetë sërish zë i shqiptarëve në parlamentin serb.

Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit për momentin ka 0.22 për qind, e cila gjë do të thotë se nuk do të ketë asnjë ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Ndryshe, REC njoftoi se rezultatet e para zyrtare do t’i shpallen gjatë ditës së nesërme, më 4 prill.

Të ngajshme

Komisioni Evropian e godet ashpër Serbinë me raportin e fundit

Donat Hashani

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 15 vjeçares nga Prizreni që u zhduk që dy ditë

Donat Hashani

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Italia

Valjeta Turkaj