Telenews

SHBA-ja ia hoqi sanksionet, Bjellorusia liron 123 të burgosur

Bjellorusia ka liruar 123 të burgosur, përfshirë aktivisten e shquar të opozitës Maria Kolesnikova, pasi SHBA-ja ra dakord të heq sanksionet ndaj vendit të Evropës Lindore.

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen, Ales Bialiatski, është gjithashtu midis atyre që janë liruar pas bisedimeve në Minsk me të dërguarin special të presidentit të SHBA-së Donald Trump për Bjellorusinë, John Coale.

SHBA-ja ka rënë dakord të heqin sanksionet ndaj potasit, një përbërës kyç në plehra dhe një eksport i rëndësishëm për vendin, presidenti i të cilit, Alexander Lukashenko, është një aleat i ngushtë i Presidentit rus Vladimir Putin, raporton BBC.

Coale tha: “Ndërsa marrëdhëniet midis dy vendeve normalizohen, gjithnjë e më shumë sanksione do të hiqen.”

BE-ja nuk e ka njohur Lukashenkon si president.

Të ngajshme

Zjarr në një hotel në Vlorë, 7 persona në spital – pushuesi nga Kosova: U hodha nga kati i dytë –

KushtrimGuraj

Të dielën në autostrada të Kosovës s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Rrezarta Ramaj

Një shtetas i Kosovës arrestohet në Greqi, i gjenden 324 kg kanabis

Rrezarta Ramaj