Telenews

Sada e LDK-së: Vreshtarët dhe fermerët ende pa subvencione, kërkohet ekzekutim urgjent i mjeteve

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hatmane Sada (numri 87), ka reaguar publikisht lidhur me vonesat në ekzekutimin e subvencioneve për vreshtarët dhe fermerët në Kosovë.

Përmes një postimi, Sada ka bërë të ditur se ka marrë dhjetëra mesazhe nga vreshtarë e fermerë, të cilët, sipas saj, ende nuk kanë pranuar mjetet financiare që u takojnë nga subvencionet shtetërore. Ajo thekson se kjo kategori, e cilësuar si shumë e ndjeshme, është futur në borxhe dhe po përballet me presion të vazhdueshëm nga kompanitë furnizuese të preparateve bujqësore.

Sipas kandidates së LDK-së, subvencionet nuk duhet të trajtohen si ndihmë apo lëmoshë, por si obligim institucional ndaj fermerëve dhe vreshtarëve, të cilët mbajnë gjallë sektorin bujqësor në vend.

Hatmane Sada ka kërkuar që Qeveria të veprojë pa vonesa të mëtejshme dhe të ekzekutojë urgjentisht subvencionet për të gjithë përfituesit që kanë mbetur jashtë pagesave, duke theksuar se nuk ka më vend për arsyetime.

Ajo ka shtuar se institucionet duhet të kryejnë detyrat bazike ndaj qytetarëve, veçanërisht në këtë fazë, kur fermerët po përballen me vështirësi të mëdha financiare.

Postimi i plotë:

Të ngajshme

Zyrtare/ Davide Frattesi më në fund është futbollist i Lazios

Yllka Gashi

Një muaj paraburgim për Skender Llugiqin që bëri thirrje për pushkatimin e Haradinajt –

KushtrimGuraj

Nesër s’do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë –

KushtrimGuraj