Telenews

Komisioni Evropian e konfirmon se ka hequr 50% të masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Komisioni Evropian ka konfirmuar se do të lirohen rreth 50% e ndihmës financiare për Kosovën, në vlerë prej afërsisht 216 milionë euro.

Sipas KE-së, ky vendim është marrë pas transferimit të qetë dhe të rregullt të pushtetit në katër komunat e veriut, pas zgjedhjeve të fundit lokale të mbajtura në dhjetor 2025.

“Pas transferimit të qetë dhe të rregullt të qeverisjes lokale në veri, pas zgjedhjeve të fundit lokale të mbajtura në dhjetor 2025, ne do të lirojmë më tej rreth 50% të ndihmës financiare, në vlerë prej afërsisht 216 milionë euro. Kjo do të mundësojë: nënshkrimin e kontratave për 4 projekte (që gjithsej përfaqësojnë 34.6 milionë euro kontribut të BE-së) dhe nisjen e zbatimit të tyre; si dhe përfundimin e programimit të të gjitha fondeve të mbetura IPA III të dedikuara për Kosovën (181 milionë euro; miratimi i planifikuar i vendimit të financimit nga Komisioni në pranverën e vitit 2026, i cili do të mundësonte që projektet e para të nisin në gjysmën e dytë të vitit 2026)”, thuhet në konfirmimin e KE-së

Komisioni Evropian rikujton se kur Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në verën e vitit 2023, si pasojë e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe, ato ishin përshkruar si të përkohshme, ndërsa kushtet për heqjen e tyre ishin të qarta.

Të ngajshme

Tre kosovarë arrestohen në Durrës, kapen 80 kilogramë kanabis me vlerë rreth 1 milion euro

Yllka Gashi

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Estonisë dhe babai i Kaja Kallas

Yllka Gashi

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Yllka Gashi