Telenews

Linda 22–23, dy projekte që po i japin formë të re Fushë Kosovës

Në Fushë Kosovë po merr jetë një zhvillim i rëndësishëm urban, që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën e banimit dhe organizimit të jetës së përditshme në këtë qytet.

Kompleksi Linda 22–23, i realizuar nga Al Trade Center, përfshin tashmë dy objekte banimi, duke u shndërruar në një nga projektet më të mëdha dhe më të plota rezidenciale në zonë.

Projekti Linda 22–23 është konceptuar si një komunitet modern, ku funksionaliteti, komoditeti dhe estetika bashkohen në një tërësi të vetme. Banesat po ndërtohen me standarde bashkëkohore, materiale cilësore dhe zgjidhje arkitektonike që ofrojnë ndriçim natyral, shpërndarje praktike të hapësirave dhe nivel të lartë sigurie për banorët.

Përveç hapësirave të banimit, kompleksi parashikon edhe infrastrukturë shoqëruese që e bën jetesën më të lehtë dhe më të organizuar. Në kuadër të Linda 22–23 janë planifikuar shkollë fillore, çerdhe, supermarket dhe barnatore, duke krijuar kushte që banorët t’i kenë shërbimet kryesore pranë vendbanimit të tyre.

Nga Al Trade Center bëhet e ditur se punimet në terren kanë nisur dhe interesi për banesat në të dy objektet është në rritje. Kompania po ofron mundësi të favorshme për blerësit në fazën fillestare të ndërtimit, duke u dhënë atyre hapësirë zgjedhjeje sipas nevojave dhe preferencave.

Me zgjerimin e projektit në dy objekte – Linda 22 dhe Linda 23, ky kompleks po shndërrohet në një pikë referimi për zhvillimin rezidencial në Fushë Kosovë, aty ku po ndërtohet një komunitet i ri dhe një koncept modern i jetesës.

📞 Tel: 0800 77 770 (pa pagesë)

📧 E-mail: info@altradecenter.com

🌐 Web: www.altradecenter.com

Linda 22–23 – dy objekte, një vizion i ri për të ardhmen e Fushë Kosovës.

Të ngajshme

Fundviti që krijon kujtime në Fafa Resort

Erzana Fazliu

Produktet Konsoni – Zgjidhja ideale për tryezën tuaj

Erzana Fazliu

Përjetoni magjinë e Krishtlindjeve në Grand Blue FAFA!

Valjeta Turkaj