Telenews

Gjermania riafirmon përkrahjen për KFOR-in

Në Konferencën e sotme të Vendeve Kontribuese të Trupave të KFOR-it, i ngarkuari me Punë i ambasadës gjermane Christian Böttcher riafirmoi mbështetjen për misionin e NATO-s në Kosovë.

Në një njoftim në rrjetet sociale, kjo ambasadë thekson se angazhimi i ushtarëve gjerman është një simbol i fuqishëm i paqes dhe bashkëpunimit në Evropë.

“Ushtarët tanë luajnë një rol jetik në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të lirisë së lëvizjes në Kosovë. Ne shprehim falënderimet tona të përzemërta për të gjithë ata që shërbejnë në këto misione për përkushtimin dhe shërbimin e tyre”, thuhet mes tjerash në njofitm.

Të ngajshme

Trump: Nuk jam kundër fabrikave kineze të makinave në SHBA, mjafton të punësojnë amerikanë

Yllka Gashi

Policia konfiskon dronët e mediave gjatë marshit në Prishtinë

Yllka Gashi

Musliu: Marshi ishte ashtu siç e meriton liria, sot në emër të qytetarëve krerët e UÇK’së u shpallën të pafajshëm

Yllka Gashi