Kandidatja për deputete, Albena Reshitaj, e ka quajtur përgjegjësi të jashtëzakonshme dhe kauzë për drejtësi marrjen me politikë.
Reshitaj tha që pavarësisht sulmeve me të cilat mund të ballafaqohet një politikan apo politikane, ata nuk duhet të demotivohen.
“Është përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe luftë për drejtësi”, ka deklaruar ajo te DPT Te Fidani.
“Është luftë për drejtësi. Domethënë, të jesh përfaqësues i popullit, duhet të sakrifikosh shumë”.
“Personalisht gjithë bagazhin tënd profesional, akademik e politik duhet ta vendosësh përpara dhe duhet të luftosh shumë me të padrejtat e shumta që ndodhin”.

