Telenews

Ofertë tunduese nga Arabia për Robert Lewandowskin

Sulmuesi polak Robert Lewandowski është bërë sërish temë merkatoje, pasi Arabia Saudite ka shfaqur interes serioz për shërbimet e tij.

Oferta nga arabia pritet të jetë shumë tërheqëse financiarisht dhe mund të përfshijë një kontratë për dy sezone.

Sipas mediave spanjolle, agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi, do të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit e ligës saudite. Megjithatë, sulmuesi 37-vjeçar nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e tij dhe ka deklaruar se nuk ka nxitim për të vendosur.

Lewandowski ka kontratë me Barcelona deri në verën e vitit 2026, ndërsa interesim ka shfaqur edhe klubi amerikan Chicago Fire, por oferta e Arabisë konsiderohet më e favorshme financiarisht.

Megjithëse ka pasur disa lëndime këtë sezon dhe protagonizmi i tij ka rënë pak, Lewandowski mbetet një nga lojtarët më të njohur të Barcelonës dhe mund të ketë disa opsione për të ardhmen e tij.

Të ngajshme

Bunjaku e publikon listën e Kosovës U-19 për ndeshjet e marsit

Blearta

Portieri i Real Madridit jashtë fushës gjashtë javë për shkak të një dëmtimi të rëndë muskulor

Valjeta Turkaj

Lionel Messi shënon golin e 900-të në karrierën e tij

Valjeta Turkaj