Telenews

Fundjava e fundit e 2025-ës vjen me ngrica e temperatura në minus

fundjava-e-fundit-e-2025-es-vjen-me-ngrica-e-temperatura-ne-minus

Fundjava e fundit për vitin 2025 do të mbizotërojë me mot të ftohtë e temperatura në minus.

Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën parashihet mot i vranët, me temperatura nga -3 deri në 4 gradë Celsius/

Ndërkohë të dielën, më 28 dhjetor, temperaturat do të luhaten nga -6 deri në 3 gradë Celsius.

“E shtune – Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në viset e larta malore parashihen të sjellin riga dhe fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 grade Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 -4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”.

“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm por me temperatura më të ulëta, kryesisht ato minimalet. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së

Të ngajshme

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Yllka Gashi

Osmani vazhdon aktivitetet në Amerikë, flet në organizatën ‘Women Political Leaders’

Yllka Gashi

Gjini pret në takim një delegacion të lartë shtetëror e diplomatik nga Franca

Yllka Gashi