Telenews

Ndërpritet transmetimi i Big Brother VIP Albania 5 – produksioni del me njoftim zyrtar

nderpritet-transmetimi-i-big-brother-vip-albania-5-–-produksioni-del-me-njoftim-zyrtar

Një situatë e pazakontë është shënuar mesditën e sotme gjatë transmetimit të Big Brother VIP Albania, duke ngjallur reagime dhe konfuzion te publiku.

Abonentët kanë raportuar se të dyja kanalet e dedikuara për transmetimin 24-orësh nga shtëpia janë bërë të paqasshme, duke sjellë një ndërprerje të plotë të pamjeve. Ekranet e zeza në të dyja linjat e transmetimit kanë ngritur pikëpyetje të shumta mes ndjekësve të formatit, të cilët janë mësuar me monitorimin e pandërprerë të banorëve.

Përballë reagimeve, produksioni ka reaguar përmes një njoftimi urgjent, duke sqaruar se ndërprerja ka ardhur si pasojë e problemeve teknike. Sipas njoftimit zyrtar, ekipi teknik ka qenë menjëherë në punë për rikthimin e sinjalit dhe normalizimin e transmetimit.

 Foto: Big Brother VIP Albania/InstaStory

“Për shkak të disa problemeve teknike, sinjali nga shtëpia është ndërprerë. Ekipi teknik po punon për rikthimin e menjëhershëm të transmetimit,” thuhet në reagim.

Për të shmangur aludimet mbi ndonjë incident të mundshëm brenda shtëpisë, produksioni ka theksuar se monitorimi i banorëve ka vazhduar gjatë gjithë kohës dhe se ndërprerja ka prekur vetëm transmetimin për publikun.

“Vëllai i Madh ju njofton se banorët janë gjatë gjithë kohës nën monitorimin e kamerave,” përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Të ngajshme

Hati thyen çdo tabu të vajzave të mbuluara, tani do të mund ta shihni 24 orë brenda shtëpisë më të famshme në vend

KushtrimGuraj

Incident në skenë, Gresa Gashi merr goditje në kokë gjatë shfaqjes – shoqërohet në spital aktorja

KushtrimGuraj

Vetëm pak ditë pasi u bë nënë për të dytën herë, Eixhel merr goditjen e madhe në jetë, s’do të mund ta përballojë

KushtrimGuraj