Telenews

Incident në skenë, Gresa Gashi merr goditje në kokë gjatë shfaqjes – shoqërohet në spital aktorja

incident-ne-skene,-gresa-gashi-merr-goditje-ne-koke-gjate-shfaqjes-–-shoqerohet-ne-spital-aktorja

Një incident serioz ka ndodhur së fundmi gjatë një shfaqjeje publike, ku aktorja Gresa Gashi është lënduar në skenë, duke shkaktuar shqetësim të madh te publiku dhe organizatorët.

Gjatë performancës së saj, Gresa Gashi ka marrë një goditje në kokë, çka ka bërë që shfaqja të ndërpritet për disa momente. Ngjarja ka ndodhur papritur dhe është shoqëruar me reagime të menjëhershme nga stafi organizativ, të cilët kanë ndërhyrë për t’i ofruar ndihmën e parë artistes.

Publiku i pranishëm ka mbetur i tronditur nga ajo që ndodhi në skenë, ndërsa disa prej tyre kanë shprehur shqetësim për gjendjen shëndetësore të aktores nga Ferizaj.

 Foto: Gresa Gashi/InstaStory

Megjithatë, artistja ka siguruar ndjekësit se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe se aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Jam mirë dhe nën kujdesin e mjekëve. Faleminderit ekipit të shfaqjes dhe publikut për reagimin dhe mbështetjen”, ka shkruar ajo, duke shprehur mirënjohje për solidaritetin dhe përkrahjen e treguar pas incidentit.

Gresa ka theksuar gjithashtu se skena kërkon përkushtim, forcë dhe dashuri, duke nënvizuar se pavarësisht vështirësisë së përjetuar, ajo e ndjeu mbështetjen e publikut dhe energjinë pozitive gjatë gjithë momentit. /Telegrafi/

Të ngajshme

Hati thyen çdo tabu të vajzave të mbuluara, tani do të mund ta shihni 24 orë brenda shtëpisë më të famshme në vend

KushtrimGuraj

Vetëm pak ditë pasi u bë nënë për të dytën herë, Eixhel merr goditjen e madhe në jetë, s’do të mund ta përballojë

KushtrimGuraj

Ndërpritet transmetimi i Big Brother VIP Albania 5 – produksioni del me njoftim zyrtar

KushtrimGuraj