Telenews

Hamza: Atmosfera para votimit është pozitive, qytetarët të interesuar për pjesëmarrje në zgjedhje

hamza:-atmosfera-para-votimit-eshte-pozitive,-qytetaret-te-interesuar-per-pjesemarrje-ne-zgjedhje

Hamza: Atmosfera para votimit është pozitive, qytetarët të interesuar për pjesëmarrje në zgjedhje

Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe njëherit kandidat i këtij subjekti politik për kryeministër, në Debat Plus në RTV Dukagjini, rreth shtatë orë para fillimit të procesit të votimit, ka thënë se atmosfera është pozitive dhe me energji pozitive.

“Atmosfera është pozitive, me energji pozitive. Njerëzit janë të interesuar të marrin pjesë në zgjedhje, të votojnë normalisht sipas bindjes dhe vullnetit të tyre”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka shtuar se mënyra e zhvillimit të fushatës po ndryshon, duke theksuar se po kalohet nga fushatat me tubime të mëdha drejt një qasjeje tjetër.

“Mënyra e fushatës po ndryshon. Po kalohet nga ajo koha e fushatave me tubime të mëdha. Tubimet sigurisht do të jenë edhe në të ardhmen, por më të vogla. Mirëpo, fushata po zhvendoset në fushatën dixhitale, në media, në mjetet e shkruara dhe elektronike. Besoj që ka qenë dinamike dhe me energji të plotë, por ajo që e ka karakterizuar dhe e vlerësoj është se gjuha gjatë fushatës ka qenë më e moderuar”, ka thënë Hamza.

Të ngajshme

Hykmete Bajrami: Rritja e mafias energjetike, e vetmja arritje e Vetëvendosjes (VIDEO)

KushtrimGuraj

Krimet e luftës, vetëm pesë prokurorë trajtojnë rreth një mijë lëndë të trashëguara nga EULEX

KushtrimGuraj

Ish-ministrat i “vlojnë” me aktakuza, por Kurti pretendon qeverisje “me duar të pastra”

KushtrimGuraj