Telenews

Garë e ngushtë për deputet brenda AAK’së, mësoni se a po hyn Agim Çeku

Të dielën e javës që lamë pas, me 28 dhjetor, në Kosovë u zhvillua procesi i katërt zgjedhor brenda një vitit. Ky i fundit, ishte ai për parlament, meqë institucionet e reja s’arritën të formoheshin nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kësisoj, partitë hynë në garë përballë njëra-tjetrës, për të fituar besimin e qytetarëve në udhëheqjen e shtetit.

Përveç garës mes partive, sigurisht është edhe gara brenda vetë partive, mes kandidatëve. Në ato parti ku rezultati ka qenë më i vogël, kandidatëve u duhet të marrin më shumë vota për të fituar ulësen në Kuvend.

Por, numri i votave s’është i vetmi kusht që duhet plotësuar. Kjo pasi që, partitë detyrohen të kenë një numër të caktuar të grave deputete në grupin e tyre parlamentar.

Kjo kuotë është 30%. Pra kjo përqindje i takon kandidateve femra nga një parti.

Ndryshe thënë, në rastin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që do të marr 6 ulëse në parlament, duhet që dy prej tyre t’i takojnë grave.

Kësisoj, Agim Çekut, edhe pse deri më tani është i pestë në listë si më i votuari, i rrezikohet ulësja, pasi që për ta përmbushur atë, duhet t’i lirohet vendi Albana Bytyqit, që është e 10 si më e votuara nga të gjithë kandidatët.

Rezultatet më poshtë janë nga 47,75% e vendvotimeve të numëruara:

1)           Ramush Haradinaj 18,184 Vota

2)           Daut Haradinaj 11,141 Vota

3)           Besnik Tahiri 10,942 Vota

4)           Bekë Berisha 8,045 Vota

5)           Agim Çeku 7,356 Vota

6)           Time Kadrijaj 7,229 Vota

7)           Burim Ramadani 6,882 Vota

8 )         Arber Tolaj 6,393 Vota

9)           Lahi Brahimaj 4,587 Vota

10)        Albana Bytyqi 4,482 Vota

Të ngajshme

Tragjedia në Pejë ku dy të rinj u gjetën të vdekur në një vilë, Prokuroria: Janë identifikuar dëshmitarë dhe siguruar prova

KushtrimGuraj

E rëndë, dyshime se 12-vjeçarja në Pogradec mbeti shtatzënë nga përdhunimi prej të moshuarit 70-vjeçar

KushtrimGuraj

“Nuk kishte armë”, detaje të reja rreth vdekjes se dy të rinjve në një vilë në Pejë

KushtrimGuraj