Telenews

Aksident me vdekje në Durrës, 68-vjeçari përplaset nga makina dhe humb jetën

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, në rrugën paralel me Portin.

I aksidentuar për vdekje ka mbetur roja e parkingut që ndodhet te rruga paralel me rrugën e portit poshtë mbikalimit që lidh terminalin e trageteve me stacionin e trenit, shkruan TopChannel.

Viktima që ishte në rrugë ngjitur me trotuarin është përplasur nga një mjet tip Benz.

Viktima u identifikua si shtetasi R.M, 68 vjeç.

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshjen për ndërtimin e tunelit hekurudhor

Drejtuesi i automjetit, një 28-vjeçar është ndaluar nga policia që vijon veprimet lidhur me ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në vendin e quajtur “Marfish”, automjeti tip Benz, që drejtohej nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. M., 68 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 68-vjeçari ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Të ngajshme

Vdes tragjikisht në aksident trafiku një kosovar në Finlandë

Rrezarta Ramaj

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi

Tërnava: Pretendim i rëndë të thuhet se BIK kontrollohet nga shërbimet serbe, të hetohet dhe verifikohet gjithçka

Yllka Gashi