Telenews

Yll Limani përkrah protestën “Drejtësi, jo politikë”

yll-limani-perkrah-protesten-“drejtesi,-jo-politike”

Këngëtari i njohur Yll Limani ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestën që do të mbahet më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, me moton “Drejtësi, jo politikë!”.

Përmes një postimi në Instagram, Limani ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin qytetar, i cili pritet të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00.

Protesta është paralajmëruar nga disa organizata dhe qytetarë si shenjë mbështetjeje për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procese gjyqësore në Hagë.

Të ngajshme

Roberti ndan momentin e veçantë krah vajzës së madhe

Blearta

Ish e dashura e Getinjos në jaht me MC Kreshën

Blearta

Italia anulon koncertet e Kanye West dhe Travis Scott

Valjeta Turkaj