Telenews

Kearns kërkon t’i identifikojë ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Kosovë nga përdhunimi i ushtarëve serbë në 1999

kearns-kerkon-t’i-identifikoje-ushtaret-britanike-qe-shpetuan-nje-vajze-ne-kosove-nga-perdhunimi-i-ushtareve-serbe-ne-1999

Më 16 qershor 1999, një familje shqiptare ishte rrëmbye nga paraushtarakët serbë. E pas rrëmbimit një sulm seksual i një vajze të re ishte gati të ndodhte para syve të familjes së saj. Katër ushtarë britanikë morën informacionin dhe ndërhynë, duke rrezikuar jetën e tyre për të ndaluar krimin. Falë veprimit të tyre, vajza u shpëtua dhe familja mbijetoi.

Gazeta britanike Mirror i kishte kushtuar faqen e parë këtij incidenti, duke përshkruar ushtarët si heronj dhe duke publikuar fotografitë e tyre. Faqja e parë e gazetës nuk tregonte vendndodhjen e saktë të ngjarjes, ndërsa teksti i plotë nuk u publikua në Facebook.

27 vjet më vonë, fotografia u ripublikua në rrjetin social X, duke rikthyer interesin për ngjarjen. Deputetja britanike Alicia Kearns shprehu dëshirën për t’i identifikuar këta ushtarë dhe për të njohur kontributin e tyre heroik gjatë luftës në Kosovë./Telegrafi.

I want to tell the story of four British heroes.

On June 16, 1999, in Kosovo, a Albanian family was kidnapped by Serbian paramilitaries. In the midst of that terror, an unimaginable crime was about to take place: the sexual assault of a young girl in front of her family.

Four… pic.twitter.com/dVpCjvx64z

— Kaltrina Kamberi (@ThisisKaltri) January 28, 2026

Të ngajshme

Mbi 14 mijë pacientë në lista pritjeje, vazhdon mungesa e transparencës për barnat

KushtrimGuraj

Kryeministrja italiane, Meloni sheh dramën nga helikopteri – Pa se si qyteti në Sicili po ‘shkatërrohej’ nga rrëshqitja e dheut

KushtrimGuraj

Përbërja e KGJK-së drejt ndryshimit, në mars i përfundon mandati edhe Zogajt

KushtrimGuraj