Telenews

BASKETBOLLI MBARËSHQIPTAR / MËSOHEN EKIPET GJYSMËFINALISTE TË LIGËS UNIKE

Me përfundimin e ndeshjeve kthyese çerekfinale, dje janë përcaktuar edhe çiftet gjysmëfinale të Ligës Unike mes Shqipërisë dhe Kosovës në basketboll te meshkujt.
Në duelin e klubeve shqiptare, skuadra nga Durrësi, Teuta e mposhti Tiranën në të dyja ndeshjet dhe kaloi në gjysmëfinale ku do të ndeshet me ekipin e Golden Eagle Yllit.
Derisa në duelin e dytë çerekfinal, Rahoveci në sfidën kthyese arriti ta mposht skuadrën e Prizrenit 16, por jo mjaftueshëm dhe falë avantazhit pesë pikësh nga ndeshja e parë, Prizreni 16 kaloi tutje ku në gjysmëfinale do të ketë punë me KB Pejën.
Të kujtojmë se Ylli dhe Peja, janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale.

Të ngajshme

“11 vite te Bayerni, ky ishte sezoni më i mirë”, Joshua Kimmich asesi të pranoj humbjen ndaj PSG-së

Valjeta Turkaj

Gjysmëfinalja e “çmendur” nis me gol për PSG-në

KushtrimGuraj

Tjetër skuadër nga Turqia interesohet për Edon Zhegrovën

Valjeta Turkaj