Telenews

ZELENSKY THOTË SE RUSIA PO I FSHEH PROVAT E VRASJES SË CIVILËVE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka akuzuar Rusinë që po përpiqet të fshehë provat e vrasjes së civilëve në pjesët e Ukrainës të cilat janë nën kontrollin e forcave ruse.
“Kemi informata se ushtria ruse ka ndryshuar taktikën dhe se ata po përpiqen t’i pastrojnë rrugët dhe bodrumet në territoret e pushtuara nga trupat e vdekur të ukrainasve”.
“Ata po përpiqen t’i fshehin provat, asgjë më shumë. Por, nuk do të kenë sukses, sepse kanë vrarë shumë njerëz”, ka thënë ai në një videoadresim.
Zelensky nuk ka dhënë detaje të tjera, derisa këto deklarime të tij vijnë pasi dolën fotografi dhe video të civilëve të vdekur në Bucha, një qytet afër Kievit, ku forcat ruse dyshohet se kryen një masakër të tmerrshme para se të tërhiqeshin nga kjo zonë.

Të ngajshme

BE-ja thërret takim urgjent për të diskutuar krizën në Ceuta

Yllka Gashi

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Yllka Gashi

Zyrtare: Danny Welbeck transferohet te Chelsea

Yllka Gashi