Telenews

I lënduari nga aksidenti me fatalitet në Pejë, jashtë rrezikut për jetë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur gjendjen shëndetësore të personit të lënduar në aksidentin me fatalitet që ndodhi sot në fshatin Loxhë të Pejës.

Përmes një njoftimi në Facebook, spitali ka njoftuar se i lënduari ndodhet në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetë dhe po merr trajtim mjekësor.

Ndërkohë, gruaja që humbi jetën si pasojë e këtij aksidenti ka arritur në spital pa shenja jete, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e saj.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e së ndjerës”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Të ngajshme

Vuçiq për letrën që i çoi Sekretarit të NATO’s: Desha të lë gjurmë me shkrim, pres që ai të më telefonojë

Yllka Gashi

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Yllka Gashi

Pesë të zhdukur pas zjarrit në qytetin zviceran

Yllka Gashi