Telenews

Zana Avdiu: Kush është penduar që e ka vendos shaminë, veç le ta hekë, s’është fundi i botës

zana-avdiu:-kush-eshte-penduar-qe-e-ka-vendos-shamine,-vec-le-ta-heke,-s’eshte-fundi-i-botes

Zana Avdiu: Kush është penduar që e ka vendos shaminë, veç le ta hekë, s’është fundi i botës

Sot në emisionin “Kosova Live” në Televizioni T7 u diskutua mbi lirinë individuale dhe raportin me fenë. Pjesë e panelit ishte edhe Zana Avdiu, e cila ndau qëndrimin e saj lidhur me vendimin për mbulesën.

Ajo theksoi se shamia nuk duhet parë si një vendim i pakthyeshëm dhe se çdo grua duhet të ndihet e lirë të zgjedhë për veten, pa presion shoqëror.

“Kush është penduar që e ka vendos shaminë, veç le ta hekë. S’është diçka që s’mundesh me hekë kurrë. Nuk është fundi i botës, as mëkat i madh. Besimi në Zot është diçka krejt personale”, u shpreh Avdiu.

Megjithatë, kjo deklaratë nuk u prit mirë nga moderatorja me mbulesë, Adna Çerkezi, e cila solli një këndvështrim tjetër, duke theksuar se për shumë vajza shamia nuk është thjesht një zgjedhje momentale.

Të ngajshme

GASHANI PREZANTON “GOLDEN HOUR” NË LONDON FASHION WEEK

Rrezarta Ramaj

Ari Bajgora reagon pas mbishkrimit “Kosova është Serbi” në Oslo: Është e trishtueshme dhe provokuese –

KushtrimGuraj

Shakira rikthehet në Madrid pas tetë vitesh, performon para 55 mijë fansave –

KushtrimGuraj