Telenews

Arrestohet një kosovar në Kukës, në kufi i kapen municion ushtarak dhe armë të ftohta

Policia kufitare në Kukës  ka arrestuar një 39 vjeçar M.L  shtetas i Kosovës, derisa po tentonte ta kalonte kufirin,  me municion ushtarat dhe  katër armë të ftohta.

Ndërkaq janë sekuestruar gjërat e paligjshme dhe automjeti.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 karikatorë me fishekë, 2 thika, 1 sëpatë dhe 1 shkop metalik si ai i Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

“Në përfundim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 39 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

 

Të ngajshme

Një vit më parë – Hashim Thaçi takohet për herë të fundit me babanë në Kosovë

Valjeta Turkaj

NATO rrëzon raketën e tretë balistike iraniane mbi Turqi

Valjeta Turkaj

Kompleksi “Luxury” në Ulqin siguroni banesën tuaj në një nga lokacionet më të mira

Valjeta Turkaj