Telenews

Kontrata e Naim Murselit me Behxhet Pacollin dhe 100 mijë euro borxh, prokuroria jep detaje!

Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq, ka vazhduar sot marrjen në pyetje të Naim Murselit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke e ballafaquar atë me deklaratat e mëparshme të dhëna në Prokurori.

Gjatë seancës, Prokuroria është ndalur edhe te çështjet financiare, të cilat Murseli i ka cilësuar si shpifje, shkruan IndeksOnline.

“Unë nuk kam thënë që nuk kam borxhe, por ato shuma që përmenden nuk ekzistojnë, si 500 mijë euro. Nuk kam kontratë huazimi me Pacollin”, ka deklaruar Murseli para trupit gjykues.

Në këtë moment, Prokuroria i ka dorëzuar figurativisht Murselit një kontratë huazimi.

“Kjo është kontratë për kredi që e kam marrë në Bankën Ekonomike, por kjo nuk ka lidhje me Behxhet Pacollin. Biles është shumë keq me u përmend”, është shprehur Murseli.

“Nuk jam duke u akuzu për krime ekonomike”, tha ai.

Ai po ashtu ka sqaruar se deklaratat për çështjet financiare i ka quajtur shpifje, duke theksuar:

“Për shpifje kam menduar për faktin që kinse unë e kam mbajt Liridonën në dorë.”

“Është para-kontratë, nuk është e autorizuar”, tha tutje Murseli.

Seanca gjyqësore po vazhdon, ndërsa Murseli po përballet me akuzat për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.

Të ngajshme

Gjyqtari shprehu gatishmëri që t’ia fshihte ekspertizën kompanisë së sigurimeve –

KushtrimGuraj

Familja e Adem Ademit pas identifikimit: Babai ynë do të prehet në paqe me dinjitetin që i takon –

KushtrimGuraj

Një muaj paraburgim për turkun që sulmoi policin me tastierë kompjuteri brenda stacionit policor në Prishtinë –

KushtrimGuraj