Telenews

ËMBËLSIRË PAS IFTARIT: ROLLATË E ËMBËL SULLTANI OSE PASHA-LLOKUM, KËSHTU PËRGATITET KJO SUPER-TORTE

Momentalisht jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe për besimtarët myslimanë që agjërojnë, ëmbëlsirat pas iftarit gjithmonë janë të mirëseardhura.
Por, si t’i rezistoni kësaj ëmbëlsire kremoze, e cila bëhet nga biskotat, salca e kosit dhe çokollata e mund të hahet pas iftarit?!
Përbërësit:
– 1 litër qumësht,
– 150 g sheqer,
– 70 g miell,
– 30 g kakao,
– 100 g qull,
– 50 g margarinë/gjalpë,
– 150 g biskota të bluara,
– 200 ml ajkë të ëmbël.

Përgatitja:
Përziejeni sheqerin, miellin, kakaon, qullin me 200 ml qumësht dhe pjesën tjetër e vendosni të zihet në shporet.
Kur qumështi të vlojë, shtoni masën e rrahur. Përziejini vazhdimisht që të mos digjen.
Hiqeni nga shporeti dhe i shtoni margarinën. Trazojeni shkurtimisht me mikser derisa masa të bëhet e lëmuar.
Biskotën e bluar e përhapni në një tepsi të madhe të cekët. Derisa masa e pudingut të jetë e nxehtë, derdheni sipër biskotave dhe përhapeni në të gjitha cepat.
Përhapeni masën në të gjithë tavën. Lëreni për rreth gjysmë ore të ftohet.
Rrihni kosin e ëmbël dhe më pas shpërndajeni mbi masën e ftohur. Pritini në shirita, më pas rrotullojeni pak. Bëjeni këtë me kujdes që të mos plasaritet.
Ju bëfët mirë.

Të ngajshme

“Mora fjalë” ekzekutohet në piano midis Mynhenit, kalimtarët kurreshtarë për melodinë

Valjeta Turkaj

Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë, gruaja gjendet pa shenja jete në banesë

Valjeta Turkaj

A jeni gati për takime që prodhojnë rezultate, jo vetëm fjalë?

Valjeta Turkaj