Telenews

Prishtina bëhet gati për spektaklin, “Sunny Hill Festival” zyrtarizon datat

“Sunny Hill Festival” ka konfirmuar zyrtarisht datat e edicionit të radhës që do të mbahet në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, organizatorët publikuan një fotografi me mbishkrimin:

“IT’S OFFICIAL. “Sunny Hill Festival”. 31 July • 1 August • 2 August”, shkruan Indeksonline.

Kështu, festivali do të mbahet, më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Prishtinë, duke rikthyer edhe një herë atmosferën e madhe muzikore në kryeqytet.

“Sunny Hill Festival” konsiderohet një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon, që çdo vit sjell artistë me famë ndërkombëtare dhe mbledh mijëra vizitorë nga vende të ndryshme të botës.

Detaje të tjera rreth artistëve pjesëmarrës pritet të publikohen së shpejti.

Të ngajshme

Tayna i dërgon Mozës dron në Ferma VIP

Valjeta Turkaj

Ish-banorja e “Ferma VIP” ndër personat që humbi banesën nga zjarri masiv

Valjeta Turkaj

Mateo jep premtimin: Dasmën e madhe do ta bëjë jashtë “BBVA”-së

Valjeta Turkaj