Telenews

Humbja tragjike e dy nxënësve, shkolla në Malishevë pezullon mësimin dhe shpall ditë zie

Shkolla “Ibrahim Mazreku” në Malishevë e ka shpallur të premten ditë zie, pas rastit tragjik të humbjes së jetës së dy fëmijëve dhe babait të tyre.

Të dy fëmijët ndiqnin mësimin në këtë shkollë, ndërsa institucioni ka njoftuar për vendimin e marrë pas vdekjes tragjike të tyre. Po ashtu, për ditën e premte është pezulluar edhe procesi mësimor.

“Në koordinim me Drejtorinë e Arsimit, Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Mësimdhënësve, njoftojmë të gjithë nxënësit, prindërit dhe stafin e SHFMU “Ibrahim Mazreku” – Malishevë, se në shenjë solidarizimi dhe respekti për ndarjen tragjike nga jeta të nxënësve tanë të klasës së tretë: Naile dhe Kujtim Berisha, si dhe të prindit të tyre, Ilir Berisha, dita e premte, më 17.04.2026, shpallet: Ditë Zie në shkollën tonë. Gjatë kësaj dite pezullohet procesi mësimor.”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.

Të ngajshme

Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë kthehet në Lindjen e Mesme

Valjeta Turkaj

Sot shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, organizohen disa aktivitete

Valjeta Turkaj

Komandanti i KFOR-it takon ministrin Nufi, flasin për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë

KushtrimGuraj