Telenews

RAPORTI 24 ORËSH PËR COVID-19 NË KOSOVË

Ministria e Shëndetësisë çaste më parë e ka publikuar raportin 24 orësh për COVID-19 në Kosovë.

Në njoftim thuhet se nga 818 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot poashtu janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.000 qytetarë e në total numri i rasteve aktive është 544.
Në njoftim, tutje thuhet se në 24 orët e fundit janë dhënë 169 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.443 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.972 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.506 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. /Telenews.al/

Të ngajshme

Cigaret elektronike mund të shkaktojnë sëmundje të zemrës dhe kancer

Erzana Fazliu

Çka është virusi HMPV që po përhapet në Kinë

Erzana Fazliu

Çfarë nuk duhet të hani para gjumit?

Erzana Fazliu