Aktori i njohur kosovar Naser Rafuna, ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të trishtë për humbjen e një familjari të afërt.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se Ngadhënjimi, djali i tezës së tij, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti komunikacioni, shkruan Indeksonline.
I ndjeri ka lënë pas bashkëshorten dhe dy djem të vegjël.
“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Ngadhënjim, djali i tezës, pas një aksidenti komunikacioni ndërroj jetë duke lënë pas vehtës gruan me dy djemtë e vegjël dhe neve familjarjëve. Na e ka kputë shpirtin Mimi jem”, ka shkruar ai.

