Telenews

Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Bresje të Fushë Kosovës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 20:30 në Bresje të Fushë Kosovës.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës policja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku ka bërë të ditur se një vetura ka goditur një këmbësor, ku si pasojë e aksident ka humbur jetë.

Ahmeti ka njoftur se vdekjen e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka  mbetur i vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull)  është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Gjilan, e përfshirë një veturë e policisë

Valjeta Turkaj

Kurti e nis ditën në takim me shefen e BE-së, i theksohet nevoja për depolitizimin e KQZ-së

Valjeta Turkaj

Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq

Valjeta Turkaj