Telenews

Sekretari i ICMG-s: KOK-u po bën punë të jashtëzakonshme drejt “Prishtina 2030”

Sekretari i Përgjithshëm i Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG), Iakovos Filippousis, ka vlerësuar lart përgatitjet e deritanishme të Kosovës për organizimin e Lojërat Mesdhetare, duke e cilësuar edicionin e 21-të si një mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin sportiv, infrastrukturor dhe institucional të vendit.

Gjatë vizitës dhe takimeve me përfaqësuesit e institucioneve sportive, Filippousis theksoi rëndësinë e angazhimit të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe federatave sportive, duke nënvizuar se përgatitjet për Prishtina 2030 po ecin në drejtimin e duhur.

“Udhëheqja e Komitetit Olimpik Kombëtar dhe Federatat Kombëtare të Sportit meritojnë njohjen tonë veçanërisht ndërsa përgatitjet për “Prishtina” 2030 janë në proces e sipër. Edicioni i 21-të i Lojërave Mesdhetare përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për Prishtinën dhe Kosovën, për shtetin dhe kryeqytetin e tij; jo vetëm te fusha e lojës, ku shtetet do të garojnë në nivelet më të larta të 28 sporteve, por edhe në aspektin e ndërtimit e infrastrukturës moderne dhe të qëndrueshme. Këto mundësi do të forcojnë përgatitjet e atletëve, do të mbështesin zhvillimet afatgjate në sport dhe të rrisë standardet e performancës për vitet në vijim”, ka thënë Filippousis.

 

Sipas tij, organizimi i Lojërave Mesdhetare do të ketë ndikim të shumëfishtë për Kosovën, duke lënë trashëgimi afatgjate në sport, infrastrukturë dhe kapacitete institucionale, si dhe duke forcuar pozicionin e Prishtinës në hartën e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare sportive.

Të ngajshme

Evropa ka vajguri të mjaftueshëm vetëm për 6 javë!

Valjeta Turkaj

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një person – shoferi shqiptar në gjendje kritike në spital

Valjeta Turkaj

‘Trepça’ publikon pamjet kur punëtorët vetëm u skanuan dhe nuk shkuan në punë

Valjeta Turkaj