Telenews

Noizy thirret në GjKKO – çka ndodhi?

Sot në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion mbahet një tjetër seancë për procesin ndaj Laert Haxhiut, i akuzuar për një sërë veprash kriminale.

Sipas Tv Klan, në sallën e gjyqit do të jetë edhe Rigels Rajku, i njohur në publik si Noizy. Ky i fundit është thirrur si viktimë e veprës penale, pas ngjarjes së ndodhur në ambientet e lokalit dhe dyqanit të tij në Durrës, të cilit iu vendos lëndë plasëse në qershor të vitit 2022.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion, tritoli u vendos me urdhër të Haxhiut, pas sherrit që kishte pasur këngëtari me një tjetër reper, Kleviol Ahmeti, ose siç njihet me pseudonimin Cllevio.

Të ngajshme

Katy Perry po bëhet nënë?

Valjeta Turkaj

“Miss & Mister Big Brother” – banorët spikasin në pasarelë me paraqitjet e tyre

Valjeta Turkaj

Kiara Tito nuk i lëshon rrugën askujt

KushtrimGuraj