Telenews

PRESIDENTI MAQEDONAS, STEVO PENDAROVSKI MYSAFIR PËR IFTAR TE NJË FAMILJE SHQIPTARE

Presidenti i shtetit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sonte ka zgjedhur fshatin Kondovë në Saraj të Shkupit për të bërë iftar te një familje shqiptare.
Pendarovski ka qenë mysafir i familjes Tanallari.
“Të gjithë bashkëqytetarëve të fesë islame në muajin e Ramazanit, ju uroj një periudhë të qetë agjërimi, lutje dhe ditë të lumtura me më të dashurit tuaj. Falënderoj familjen Tanallari në Kondovë për mikpritjen, e cila më mundësoi të jem pjesë e darkës së tyre të iftarit”, ka shkruar mes tjerash Pendarovski në faqen e tij zyrtare në Facebook. /Telenews.al/
 

Të ngajshme

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj

Kurorëzohen Aurora dhe Kushtrimi, i thanë “po” njëri-tjetrit mes natyrës

Rrezarta Ramaj

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj