Telenews

INTELIGJENCA BRITANIKE THOTË SE RUSIA PO VAZHDON TI GODASË CIVILËT UKRAINAS

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar përmes një komunikate ka bërë të ditur se Rusia po vazhdon t’i godasë civilët ukrainas, teksa po fokusohet në rajonin e Donbasit, Mariupolit dhe Mykolaivit.
Inteligjenca ushtarake britanike thotë se pas tërheqjes së trupave ruse nga Kievi, Kremlini ka kthyer vëmendje e tyre drejt lindjes, e cila po mbështetet me raketa të lëshuara nga forcat detare ruse.
Tutje, në njoftim thuhet se Rusia po vazhdon civilët, si ata të vrarë dje në sulmin në stacionin hekurudhor në Kramatorsk në Ukrainën lindore.
Sipas tyre, aktiviteti ajror rus pritet të rritet në jug dhe lindje të Ukrainës, ndërsa sipas tyre ambiciet ruse për të krijuar një korridor tokësor midis Krimesë dhe Donbasit po pengohet nga rezistenca ukrainase.

Të ngajshme

Instrumenti për Reforma dhe Rritje, sot takimi BE-Kosovë

Rrezarta Ramaj

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Rrezarta Ramaj

Vushtrria shënon Ditën e Çlirimit me homazhe, marsh dhe akademi solemne

Rrezarta Ramaj