Telenews

Orav- Konjufcës: Tani është momenti i Kosovës për të avancuar në rrugën drejt BE-së

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, u takua sot me Zëvendëskryeministrin, njëherësh Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufcën.

Bazuar në njoftimin e lëshuar nga Zyra e BE-së, palët diskutuan për përshpejtimin e përpjekjeve të Kosovës drejt integrimit në BE.

“Momenti për të avancuar në këtë rrugë është tani”, citohet në njoftim të ketë thënë ambasadori i BE-së.

“Orav shprehu më tej vlerësimin e BE-së për përafrimin vullnetar të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, në veçanti për mbështetjen ndaj Ukrainës”.

Të ngajshme

Fluks i madh në kufi, Dheu i Bardhë me pritjet më të gjata

Blearta

Marrëveshja ushtarake Shqipëri-SHBA miratohet me 74 vota

Blearta

Aksident mes tri veturave në Klinë, 3 të lënduar

Blearta