Me afrimin e 7 dhe 8 Marsit, Ditës së Mësuesit dhe Ditës Ndërkombëtare të Gruas shumë familje dhe çifte po zgjedhin bregdetin shqiptar për një arratisje të shkurtër festive. Në këtë kuadër, FAFA Resort & SPA ka prezantuar një ofertë të veçantë dedikuar të gjitha grave, duke ftuar pushuesit të festojnë në një ambient elegant buzë detit.
I vendosur në zonën turistike të Golemit resorti ofron kombinimin ideal mes relaksit dhe argëtimit. Paketa festive përfshin program muzikor me performancë live dhe DJ, duke krijuar një atmosferë dinamike dhe festive për çifte, grupe shoqërore apo familjarë që dëshirojnë ta shënojnë këtë datë në mënyrë të veçantë.
Një tjetër element që e bën ofertën tërheqëse është përvoja kulinare. Menuja e kuruar posaçërisht për këtë fundjavë festive sjell një ndërthurje të kuzhinës tradicionale me shije moderne, duke e kthyer darkën në një eksperiencë të plotë gastronomike.
Përveç argëtimit dhe ushqimit cilësor, mysafirët mund të shijojnë ambientet komode të resortit dhe shërbimin profesional që e ka bërë këtë destinacion një nga më të preferuarit gjatë gjithë vitit.
Kjo është një mundësi ideale për të falënderuar, vlerësuar dhe festuar gratë qoftë si nënë, bashkëshorte, motër apo mikeshë në një ambient që bashkon elegancën me mikpritjen.
Kjo është një mundësi ideale për të falënderuar, rvlerësuar dhe festuar gratë qoftë si nënë, bashkëshorte, motër apo mikeshë në një ambient që bashkon elegancën me mikpritjen.
🌸 Festoni 7 & 8 Marsin ne Grand Blue Fafa Resort & Spa 🌸
🎶 Muzike Live & DJ
🍽️ Menu e perzgjedhur
💰 Çmimi: 2900 Leke / Personi

