Telenews

Rihapet aeroporti kryesor i Izraelit

Aeroporti kryesor i Izraelit, Ben Gurion, është rihapur pasi ishte mbyllur pesë ditë më parë në fillim të sulmeve të përbashkëta ushtarake të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit.

Fluturimi i parë i riatdhesimit nga Athina ka ateruar këtë mëngjes në aeroport, duke sjellë në vend qytetarë izraelitë që kishin mbetur të bllokuar jashtë shtetit, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Linjat ajrore izraelite pritet të ndihmojnë në kthimin e rreth 100 mijë qytetarëve izraelitë, të cilët nuk kanë mundur të kthehen në vend që nga momenti kur Izraeli mbylli hapësirën e tij ajrore të shtunën.

Autoritetet izraelite kanë miratuar rhapjen e pjesshme të hapësirës ajrore, e cila do të realizohet në disa faza dhe do të varet nga zhvillimet e sigurisë.

Të ngajshme

Katër shoferë kapen duke vozitur në gjendje të dehur në Ferizaj, gjobiten deri në 400 euro –

KushtrimGuraj

Vetaksident në magjistralen Besi të Prishtinës, vetura përfundon në kanal –

KushtrimGuraj

Kosova solidarizohet me Poloninë pas sulmit në Krakov –

KushtrimGuraj