Telenews

Rogerti: Do luftoj t’i prish dasmën, nuk më ftuan

Sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 pritet të organizohet një dasmë tradicionale, një nga momentet më të komentuara të këtij edicioni.

Çifti që është përzgjedhur për këtë ceremoni është DJ nga Kosova, Gimbo, së bashku me Selin Bollatin.

Megjithatë, jo të gjithë banorët duket se janë të lumtur me këtë organizim. Rogert Sterkaj ka reaguar ashpër pasi, sipas tij, nuk është ftuar në dasmë. Ai u shpreh i zhgënjyer për këtë vendim dhe paralajmëroi se do të përpiqet ta prishë ceremoninë.

“Nuk më kanë ftuar në dasmë. Nuk duhet të kenë kaq shumë urrejtje për një person që në fakt është treguar shumë i pastër”, tha ai.

 

 

Sterkaj shtoi gjithashtu se situata mund të marrë edhe zhvillime të tjera gjatë mbrëmjes.

“Edhe Gimbos shumë shpejt zemra do t’i thyhet, ose nga Selin ose nga unë. Do Zoti, nëse e ndjej do të qaj; nëse nuk e ndjej nuk do të qaj. Por do Zoti nuk del ‘bomba’, se po doli bomba pastaj…”, u shpreh ai.

Të ngajshme

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas –

KushtrimGuraj

Arabia Saudite lehtëson procedurat e vizave turistike për qytetarët e Kosovës, MPJD-ja jep detaje –

KushtrimGuraj