Telenews

Lladrovci: Kur e drejton njërin gisht nga dikush, mos harro, tre i ke nga vetja

Lidhur me aktualitetin politik, ka reaguar Ramiz Lladrovci, i cili ka theksuar se “jo të gjithë që marrin vota, ia kanë anën politikës. Kur e drejton njërin gisht nga dikush, mos harro, tre i ke nga vetja”.

“Në këto pak orë, opozita ka mundësi ta ketë propozimin për presidente me 30 vota, krejt normal, kandidatja nuk do të kalonte. Megjithatë, kandidatja do të ishte oguri i mirë për opozitë ndryshe nga kjo e pesë viteve të shkuara. Opozita kur nuk e zgjedh sot këtë lëmsh, si mund të trajtojë nesër tema më serioze.”, ka shkruar mes tjerash ai në reagimin e tij.

Postimi i tij në fb:

Bllokada duhet t’i ketë së paku dy anë, sikur konopi. Kushtetuta është një, por, interpretimi po bëhet sipas partive, kapacitetit të të kuptuarit të germës së Kushtetutës, frymës dhe materies së saj, nga keqbërësit dhe dashamirët e shtetit.

Nëse për bllokadë paditet njëra palë, është gabim. Bllokada ka dy anë, por, ajo mund të jetë prej qejfi dhe prej zori. Politika duhet ta balancoj vullnetin politik për të arritur të mundshmen dhe të pamundshmen kur shteti dhe qytetarët janë qëllim madhor.

Në këto pak orë, opozita ka mundësi ta ketë propozimin për presidente me 30 vota, krejt normal, kandidatja nuk do të kalonte. Megjithatë, kandidatja do të ishte oguri i mirë për opozitë ndryshe nga kjo e pesë viteve të shkuara. Opozita kur nuk e zgjedh sot këtë lëmsh, si mund të trajtojë nesër tema më serioze.

Jo të gjithë që marrin vota, ia kanë anën politikës. Kur e drejton njërin gisht nga dikush, mos harro, tre i ke nga vetja!!!

Të ngajshme

Thirret seancë për ndryshimet kushtetuese

KushtrimGuraj

Osmani takon Prattipatin: Folëm për përmbylljen e proceseve kushtetuese në përputhje me Kushtetutën

KushtrimGuraj

Erdogan bisedë telefonike në Macron: Zgjatja e konfliktit do të sillte destabilizim jo vetëm në rajon, por për të gjithë botën

Rrezarta Ramaj