Telenews

FSK nderon familjen Jashari: Prekazi mbetet simbol i sakrificës, unitetit dhe vendosmërisë për liri

Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, me oficerë të lartë të FSK-së dhe Ministrisë e Mbrojtjes, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri.

“5, 6 e 7 Marsi i vitit 1998 na përkujton qëndresën heroike dhe flijimin e familjes Jashari, një ngjarje që shënoi kthesë historike në rrugëtimin e popullit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë. Prekazi mbetet simbol i sakrificës, unitetit dhe vendosmërisë për liri”, shkruhet në njoftimin e FSK-së në Facebook.

Të ngajshme

A do të rikthehen tensionet dhe protestat në Kosovë? Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend nxit reagime të reja –

KushtrimGuraj

Presidentja pritet ta kthejë në Kuvend ligjin për Specialen pas kërkesës së PDK-së –

KushtrimGuraj

Sveçla në Itali, kërkon bashkëpunim për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës –

KushtrimGuraj