Telenews

Zhvillimet e fundit politike në vend bëjnë që Marta Kos ta shtyjë vizitën në Kosovë

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, raportohet se do ta anulojë vizitën e planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend.

Për RTK-në, zyrtarët e Komisionit Evropian thanë se komisionerja Kos tashmë e ka informuar kryeministrin Albin Kurti për vendimin e saj.

Sipas Radio Televizionit të Kosovës, Kos synon të udhëtojë për në Prishtinë sa më shpejt të jetë e mundur.

Vizita e Kos ishte paraparë për mesin e kësaj jave. Zyrtarët evropianë, ndërkohë, kanë shprehur keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Të ngajshme

Edi Kuçi mohoi dhunën, Policia e Shqipërisë e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në komisariat

Yllka Gashi

Kurti: Do të vazhdojmë me bisedime për presidentin, synojmë të shmangim përsëritjen e zgjedhjeve

Yllka Gashi

Më në fund reagon BE-ja për funeralin e Mlladiqit: Pamjet nga Beogradi janë tronditëse!

Yllka Gashi