Telenews

Miri si lider i shtëpisë i dërgon në nominim Brikenën, Mateon, Gimbon dhe Selin

Armir Shahini i njohur si Miri është zgjedhur lideri i ri i shtëpisë nga televotimi që u hap në spektaklin e së martës.

Ai kishte një rol të rëndësishëm për nominimin e së shtunës, duke dërguar dy çifte, të ndarë në lojën e fundit, për të shkuar në televotim.

Miri dërgoi në televotim çiftin Mateo-Gimbo dhe Brikena-Selin, ndërsa publiku duhet të zgjedhë se cili çift të shpëtojë.

Dy më pak të votuarit do të përballen me njëri-tjetrin se kush prej tyre do të largohet nga shtëpia.

I njëjti ka goditur këta konkurrentë, marrë parasysh edhe raportet që kanë krijuar në shtëpi.

Miri duket të ketë luftën me Selin, të cilën e kishte bashkëpunëtore në fillim të këtij edicioni.Sido që të jetë, mbetet për t’u parë se kush nga ta në fund do të largohet nga shtëpia.

Të ngajshme

“A ke qenë ndonjëherë i dehur në Prime?” – Alaudin Hamiti sqaron të vërtetën për publikun

Valjeta Turkaj

Bashkëpunon prej 7 vitesh, Fifi: Nëse Erkand Shabani për dikë është një tmerr, me mua është shumë korrekt

Valjeta Turkaj

“Ferma VIP” rikthehet në ekran, zbulohet data e nisjes së sezonit të ri

Valjeta Turkaj