Telenews

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në UP paralajmërojnë grevë

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë paralajmëruar grevë.

Në një njoftim të Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës thuhet se deri tek vendimi erdhi pasiqë të enjten iu është thënë nga rektori i UP-së, Arben Hajrullahu, se pagat e tyre nuk do të ndryshojnë deri në gusht të vitit të ardhshëm.

“Pas takimit të djeshëm të kryesisë së Sindikatës me rektorin e Universitetit të Prishtinës, ku rektori i UP-së u deklarua se pagat e punëtorëve teknikë dhe ato të sigurimit fizik nuk do të ndryshojnë deri në gusht të vitit 2027, kryetari i Shoqatës së Punëtorëve të Sigurimit Fizik në UP, Arsim Xhinovci, njofton Federatën Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës se do të fillojnë me protesta dhe greva të menjëhershme. Dhe nëse nuk arrihet marrëveshja për rritjen e pagës, punëtorët deklarohen se në mënyrë kolektive do të largohen nga shërbimi për sigurimin e Universitetit të Prishtinës, pasi që pagat e tyre janë paga qesharake”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate.

Të ngajshme

Irani ‘thyen” heshtjen: Nuk kemi kërkuar kurrë armëpushim apo negociata me SHBA-në

Blearta

Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “Onima

Blearta

Protestë e pazakontë me tortë për të ironizuar vonesat 7-vjeçare të rrugës Gjakovë–Dollc

Blearta