Telenews

“Jemi krenarë”, Osmani uron Luana Bajramin për çmimin Oscar

presidentja-vjosa-osmani-uron-ramazanin:-paqe,-miresi-dhe-solidaritet-mes-njerezve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar aktoren me origjinë kosovare Luana Bajrami-Rahmani dhe ekipin e filmit për çmimin Oscar të fituar  në ceremoninë e Academy Awards.

Përmes një postimi në platformën X, presidentja theksoi se kjo arritje është një moment krenarie për Kosovën dhe për të rinjtë e vendit.

 “Urime Luana Bajrami-Rahmanit dhe të gjithë ekipit që rrodhi pas filmit të shkurtër fitues të çmimit Oscar ‘Two People Exchanging Saliva’, fitues i Çmimit të Akademisë për Filmin më të Mirë të Shkurtër me Aksion. Jemi krenarë për këtë arritje të madhe nga Luana, një aktore e patrembur e lindur në Kosovë, e cila përfaqëson më të mirën e të rinjve tanë, talentin, vendosmërinë dhe besimin për të ndjekur edhe ëndrrat më të guximshme”.

 

Të ngajshme

Schuebel: BE-ja është në krah të Kosovës, të vazhdohet puna drejt synimit të përbashkët –

KushtrimGuraj

AUV-i nis programimin e përhershëm të survejimit dhe monitorimit të sektorit të qumështit –

KushtrimGuraj

Ambasadori britanik takohet me Konjufcën, diskutojnë për Strategjinë Shtetërore për Specialen –

KushtrimGuraj