Telenews

3 mijë kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, fluks i madh në Morinë

mijera-kosovare-ia-mesyjne-shqiperise-per-vikend,-pika-kufitare-ne-morine-punon-me-8-sportele

Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit kanë shtuar ndjeshëm fluksin e hyrjeve në vendin tonë nga qytetarët e Kosovës. Lëvizjet e shumta kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas të dhënave nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Emigracionin Kukës, deri në këto momente, përmes pikës kufitare të Morinës kanë hyrë në Shqipëri mbi 3 mijë persona me mbi 900 mjete të vogla, pa përfshirë autobusët me grupe të organizuara. Një numër i konsiderueshëm udhëtarësh kanë kaluar kufirin edhe me motorë.

Fluks ka pasur edhe në drejtim të kundërt, nga Shqipëria drejt Kosovës, megjithëse me numër më të ulët krahasuar me hyrjet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri. Sipas të dhënave nga pala kosovare në pikën kufitare të Vërmicës, drejt Kosovës kanë hyrë 1 mijë e 850 shqiptarë me rreth 700 mjete, raporton ReportTV.

 

Të dyja pikat kufitare po funksionojnë me procedurë të përshpejtuar dhe pa kontrolle të detajuara për qytetarët që udhëtojnë me targa të Kosovës gjatë fundjavave dhe festave zyrtare. Ndërsa në ditët e tjera të javës, kontrollet vijojnë normalisht deri në fund të muajit prill.

Pavarësisht fluksit të lartë, deri më tani nuk janë shënuar radhë apo pritje të gjata, pasi autoritetet kufitare po punojnë me ritëm të përshpejtuar për të përballuar lëvizjet e shtuara.

Të ngajshme

Gjyqtari shprehu gatishmëri që t’ia fshihte ekspertizën kompanisë së sigurimeve –

KushtrimGuraj

Familja e Adem Ademit pas identifikimit: Babai ynë do të prehet në paqe me dinjitetin që i takon –

KushtrimGuraj

Një muaj paraburgim për turkun që sulmoi policin me tastierë kompjuteri brenda stacionit policor në Prishtinë –

KushtrimGuraj