Telenews

Konjufca takon ambasadoren holandeze, theksohet forcimi i bashkëpunimit bilateral

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti në një takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Karin Boven, ku u diskutua për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe bashkërendimin e qëndrimeve në çështje me interes të përbashkët.

Sipas njoftimit zyrtar, në fokus të bisedës ishte thellimi i bashkëpunimit bilateral, me theks të veçantë në kuadër të agjendës evropiane të Republika e Kosovës.

Gjatë takimit, palët shkëmbyen urime me rastin e formimit të qeverisë së re në Holandë, ndërsa ambasadorja Boven e uroi Konjufcën për mandatin e tij të ri. Po ashtu, u riafirmua mbështetja e vazhdueshme e Holandës për Kosovën.

Në komunikatë theksohet se Kosova mbetet e përkushtuar për forcimin e partneritetit me Holandën, duke synuar avancimin e bashkëpunimit dhe harmonizimin e qëndrimeve në proceset integruese evropiane.

Të ngajshme

Kreu i VATRA-s i shkruan Trumpit, kërkon angazhim për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga –

KushtrimGuraj

Ambasada e SHBA-së: Ngërçi po i kushton Kosovës, formimi i institucioneve të bëhet në përputhje me Kushtetutën edhe vendimet e GJK-së –

KushtrimGuraj

Qytetari gjen portofol me para e dokumente në Viti, e dorëzon në Polici –

KushtrimGuraj