Telenews

Trafikoi nga Gjermania në Shqipëri automjetin me vlerë 250 mijë euro për ta shitur, arrestohet 34-vjeçari

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një rast të trafikimit në Shqipëri, konkretisht të një automjeti të vjedhur jashtë shtetit.

Nga veprimet hetimore u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi me iniciale A. L., 34 vjeç, i cili dyshohet se e ka trafikuar këtë automjet, në Shqipëri, me qëllim shitjen.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u sekuestrua 1 automjet tip “Mercedes-Benz AMG G63”, me vlerë rreth 250 000 euro, pasi nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani.

Punohet për kapjen e 34-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit, shkruan Euronews.al.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të ngajshme

A janë rritur apo rënë? Çmimet e sotme të naftës, benzinës dhe gasit në Kosovë

Valjeta Turkaj

Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në kuvend

Valjeta Turkaj

Rriten çmimet e naftës pas sekuestrimit të anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Valjeta Turkaj